Rajoni/Bota Më shumë

Gorana: Gjendja në Bejrut katastrofale

Prej tvteuta18:38, 7 Gusht 2020

Shpërthimi të marten në kryeqytetin e Libanit, Beirut, ishte lajmi kryesor në mediat ndërkombëtare, jo vetëm për bilancin tragjik, ku mbi 135 persona kanë humbur jetën dhe me mijëra të tjerë ndodhen në gjendje kritike. Zyrtarët kanë thënë se një sasi e madhe e nitratit të amonit ka nxitur incidentin, lëndë që përdoret për plehra dhe ka kapacitet shpërthyes. Sipas tyre, kjo sasi është mbajtur në kushte jo të mira për kohë të gjatë. Situata në Beirut është katastrofale, thotë Flutra Gorana, drejtoreshë e organizatës humanitare holandeze “War Child”. Rreth 300.000 banor kanë mbetur pa kulm mbi kokë, por qytetarët janë angazhuar që të gjinden  pranë njëri tjetrit dhe ti ndihmojnë në ditët e vështira, shton Gorana.

  • 1

    Radio