Gorana: Do të mbështesim çdo pastrim të mjedisit
Prej tvteuta16:39, 11 Mars 2017
Sekretari i Sekretariatit për veprimtari komnlae dhe mbrojtje të mjedisit në Komunën e Ulqinit, Mustafa Gorana, tha për televizionin Teuta tha se çdo lloj aksioni i pastrimit të mjedisit, sidomos ato në lidhje me kanalin e Port Milenës, do të kenë gjithmonë mbështetjen e këtij institucioni .
“Ky është vetëm një projekt pilot, por në qoftë se tregohet efektiv, atëherë do të përpiqemi të sigurojmë mjetet për pastrimin e kanalit”, tha Gorana. Ai shtoi se institucionet komunale janë duke bërë çdo gjë në fuqinë e tyre për të zgjidhur problemin e kanalit të Braticës dhe atyre anësor deri në Port Milenë