Sociale Më shumë

Gorana: Deponia për mbeturinat e materialit ndërtimor do të jetë në Gaç

Prej tvteuta16:21, 24 Dhjetor 2016

Sekretari për Veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit Mustaf Gorana, tha për televizionin Teuta se me planin hapsinor për Komunën e Ulqinit është paraprë që deponia për hedhjen e materialit ndërtimor të jetë në Gaç, kurse me buxhet të komunës janë paraparë edhe mjetet për ndërtmin e rrugës që do të çojë në deponi.

Gorana tha se komuna po ashtu ka për detyrë të hartojë planin lokal për menaxhimin e mbeturinave, të cilat në të ardhmen duhet të grumbullohen në mënyrë të caktuar në varësi të llojit të tyre. Ai u shpreh se ndërgjegjsimi i qytetarëve për menaxhimin e rregullt të tyre do të jetë vendimtar në suksesin e këtij plani, pa të cilin nuk mund të vazhdohet drejt integrimeve europiane.

  • 1

    Radio