Sociale Më shumë

Goditje në xhepin e qytetarëve, çmime të reja të ujit

Prej tvteuta10 March 2017

Këshilltarët e Kuvendit Komunal votuan dje pro propozim vendimit për korrigjimin  e çmimit të ujit dhe shërbimeve për shrytëzimin e kanalizimeve në Komunën e Ulqinit. Në të ardhmen qytetarët për një metër kub ujë të shpenzuar në amvisëri do të paguajnë  80 cent përgjatë gjithë vitit,  kurse deri tani kanë paguar 0,67 cent në tarifën dimërore, dhe 0,80 cent në atë verore. Për ç’do metër kub të shpenzuar të ujit, për kanalizim qytetarët do të ndajnë 26 cent. Për biznese çmimi i ujit nuk ka lëvizur dhe do të jetë i njëjtë edhe në të ardhmen,  shprehet për televizionin Teuta ,Fehim Avdiu drejtor i Ndërmarrjes Komunale “Ujësjellës Kanalizime”. Rritje ka pësuar edhe tarifa  fikse për orët matëse, nga 1 euro në 1.50 euro. Sipas drejtorit Avdiu, Komuna e Ulqinit megjithë këto rritje, vazhdon të ketë çmimet më të ulta të ujit në bregdetin e Malit të Zi.