Sociale Më shumë

Goditet nga prindi mësimdhënësi për shkak të notës

Prej tvteuta13:11, 8 Tetor 2015

Në shkollën fillore “Boshko Strugar”, është dhunuar nga një prind për shkak se nuk ishte i kënaqur me notën e fëmijës së vet mësimdhënësi  me inicialet S.K, i cili punon në këtë shkollë. Mësimdhënësi u detyrua të kërkojë ndihmën mjeksore në qendrën klinike spitalore në Podgoricë për shkak të komplikimeve që ndodhen pas ngjarjes. Prindi C.D dhe mësimdhënësi u morën në pyetje nga policia dhe ndaj të akuzuarit do të ketë ndjekje në gjendje të lirë. Sipas informacioneve të fundit gjendja shëndetsore e mësuesit  është duke u permirsuar.

  • 1

    Radio