Kulturë Më shumë

Globus Art shpërblehet me katër çmime

Prej tvteuta16:00, 2 Tetor 2015

Në qytetin e gurtë të Gjirokastrës u mbajt Panairi i nëntë Mbarkombëtar i Trashigimisë Kulturore dhe Artizanatit, i cili tashmë është një event që të mbledh artizanë nga vende të ndryshme. Në këtë panair mori pjesë edhe organizata Globus Art nga Ulqini të cilët u paraqitën me pjesmarrës nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Rusia ku u shpërblyen me katër çmime, kështu deklaron për televizionin Teuta kryetari i kësaj organizate Ramiz Hajdari.
Globus Art vazhdon të marr pjesë në panaire të ndryshem dhe i radhës është në Prishtinë.
Çmimet me cilat po shpërblehet Globus Art tregojnë që qyteti i Ulqini ka njerëz të cilët po ruajn kulturën dhe traditën ton.

  • 1

    Radio