Kulturë Më shumë

Globus Art realizoi klipin “Artizane”

Prej tvteuta09:36, 15 Gusht 2015

Shoqata e artizanëve Globus Art me mbështetje të komunës së Ulqinit realizuan klipin dhe këngën e artizanëve. Kryetari I kësaj shoqate Ramiz Hajdari tha se kjo këngë u është përkushtuar artizanëve në mbar trevat shqiptare. Kjo këngë ka dekada që ekziston , por me realizimin e këtij klipi ai shton se I ka dhënë vlera edhe më të mëdha.
Kënga mund të themi se vjen e ripërtirë me një frymë të re me qenë se edhe realizimi I saj është bërë nga të rinjtë e Ulqinit. Klipi I realizuar nga Ali Zhygjeli ndërsa valltarët janë antarët e SHKA Tradita.
Kënga këndohet nga zëri I cili në festivalin mbarëkombëtaë të Gjirokastrës u vlerësua me vendin e parë, vajza 17 vjeçare Egzona Salaj,
Për realizmin e këtij klipi Hajdari thot se u deshën pothuajse një muaj e gjysëm punë. Veshjet e përzgjedhura nga antarja e shoqatës Andriana Handri , qendrojnë në harmoni veshja kombëtare e Tiranës, Shkodërs, Ulqinit dhe Anës së Malit. Mëgjithëatë puna shoqatës Globus Art nuk ndal këtu meqenëse kjo shoqatë është e njohur për pjesëmarrjen si dhe organizimin e shumtë të panaireve artizanale. Në muajin gusht në Ulqin do të realizojë edhe panairin e 3 ndërkombëtarë.
Kryetari I shoqatës Globus art Ramiz Hajdari paralajmëroj se panairi I rradhës do të jetë në Turqi, në këtë panair ndërkombëtar marrin pjesë 26 shtete , ndërsa shoqata Globus art prezantohet me 12 artistë dhe artizanë të cilët përfaqësojnë 4 shtete Malin e Zi , Shqiperinë, Sërbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

  • 1

    Radio