Gjykata Kushtetuese liron Medojeviq dhe Knezheviq
Prej tvteuta15:52, 12 Dhjetor 2018
Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi ka sjellur vendim se neni ligjor sipas të cilit janë arrestuar dy liderët e Frontit Demokratik Nebojsha Medojeviq dhe Millan Knezheviq, nuk është në përputhje me aktin më të lartë të vendit. Medojeviq dhe Knezheviq janë arrestuar për arsye se nuk kanë pranuar të dëshmojnë në lëndët që Prokuroria ka nisur në bazë t deklaratave të tyre. Gjersa Medojeviq u arrestua dhe u transportua në burg, Knezheviq nuk pranoi të lëshonte ndërtesën e parlamentit dhe po qëndron aty që prej gati dy javësh.