Aktuale Më shumë

Gjykata Kushtetuese kujdeset për kushtetutshmërinë

Prej tvteuta13:50, 4 Janar 2024

Pas vendimit të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, që në Kuvendin e Malit të Zi të kthen tre ligje për rishqyrtim, shumica parlamentare ripërtriu dy ligje të propozuara nga një grup deputetësh, ndërsa Qeveria e Malit të Zi, ka ripërtërirë edhe kërkesën për ligjin e të cilit ishte propozuese, njoftoi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq dhe shtoi se seanca e Kuvendit do të mbahet më 19 janar, pra në kohën më të shkurtër të mundshme të parashikuar me Rregulloren e Kuvendit dhe mbi të deputetët sërish do të deklarohen për ligjet e dhëna.

“Pasi këto tre ligje kaluan tre lexime, kaluan nëpër komisionet kompetente të Kuvendit, më duhet të konstatoj se, ndryshe nga presidenti i Malit të Zi, të zgjedhurit e popullit nuk kanë vërejtur ndonjë mangësi në lidhje me ato ligje. Prandaj, deputetët do të kenë mundësi të votojnë sërish për ligjet e kthyera dhe me atë akt do të përcaktohen qartë në raport me vendimin e presidentit të Malit të Zi”, ka thënë Mandiq.

Në fund të fundit, siç thotë ai, Mali i Zi ka një Gjykatë Kushtetuese që punon në përbërje të plotë dhe është e vetmja kompetente për të vlerësuar nëse një ligj është në përputhje me Kushtetutën apo jo.

“Për zhvillimin e demokracisë në Mal të Zi është shumë e dobishme që çdo institucion të bëjë punën e tij me përgjegjësi. Parlamenti miraton Kushtetutën dhe ligjet, Qeveria udhëheq politikën e këtij vendi dhe Gjykata Kushtetuese vlerëson pajtueshmërinë e ligjeve dhe rregulloreve tjera dhe akteve të përgjithshme me Kushtetutën dhe ligjet”, përfundoi Mandiq.

  • 1

    Radio