Gjykata: Kompensimet në kundërshtim me Kushtetuten

Prej tvteuta10:09, 20 Prill 2017

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi,vendosi me procedurën e votës së fshehtë, se dispozitat ligjore për kompensimet e nënave me tre ose më shumë fëmijë nuk janë në pajtim me kushtetutën.. Iniciativën për shqyrtimin e këtij ligji e kanë dorëzuar në muajin dhjetor Gospava Vujisiq, Dragoljub Vukiliq  dhe Draginja Rakoçeviq nga Kollashini, duke vlerësuar se disa dispozita të ligjit janë diskriminuese  dhe në kundërshtim me kushtetutën e Malit të Zi.

Qeveria ka dhënë mendim negativ lidhur me këtë ligj për shkak të karakterit diskriminuese të zgjidhjeve të propozuara dhe nga aspekti i lëndës rregullimit. Vlerësohet se edhe kushtet për realizimin e të drejtës në kompensim të përjetshëm janë diskriminuese me çka shkelën parimet  për pengimin e diskriminimit dhe të barazisë para Gjyqit. Pas shpalljes së vendimit, gratë të cilat protestonin para ndërtesës së Gjykatës tentuan të hynin me forcë në ndërtesë, por u ndaluan nga policia. Ato kanë njoftuar se për veprimet e mëtejshme do të sjellin vendim së  shpejti.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio