Aktuale Më shumë

Gjykata e Lartë do të vendos për propozimin e Medenicës për mbrojtjen e tij në liri

Prej tvteuta14:39, 1 Nëntor 2023

Millosh Medenica është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Lartë të Podgoricës para gjykatëses Nada Rabrenoviq, e cila do të vendosë nëse do ta lejojë të mbrohet në liri.

Mbrojtja e Millosh Medenicës i propozoi Gjykatës së Lartë që të pranojnë garancinë – pasurinë e paluajtshme në vlerë prej 788.800 euro, me të cilën familja garanton se Millosh Medenica nuk do të arratiset nëse i ndërpritet paraburgimi.

Millosh Medenica u akuzua së bashku me nënën e tij, Vesna Medenica, e cila është ish-kryetare e Gjykatës Supreme, si dhe nëntë persona të tjerë.

Ata janë në gjyq për krijimin e një organizate kriminale në vitin 2019, e cila ishte përfshirë në kontrabandën e cigareve dhe ndikim të paligjshëm në drejtësi, për të përfituar fitime dhe pushtet të paligjshëm.

Medenica akuzohet se në bashkëkryerje me të akuzuarit anëtarë të një organizate kriminale i janë shmangur masave të mbikëqyrjes doganore, nga Zona e Lirë Doganore e portit të Tivarit, ka futur kontrabandë cigare në zonën doganore të Malit të Zi, me qëllim shitjen, me dokumente false dhe ryshfet tek doganierët e akuzuar.

  • 1

    Radio