Slider

Aktuale Më shumë

Gjuroviq: Sezoni turistik i sukseshëm. Të ardhurat 93% të vitit 2019

Prej tvteuta19 September 2022

Sezoni turistik këtë vit ishte shumë i suksesshëm, vlerësoi ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, dhe shtoi se është veçanërisht i kënaqur me rritjen e ndjeshme të trafikut turistik në komunat veriore. Në të gjitha llojet e akomodimeve nga janari deri në korrik kanë qëndruar 1,14 milionë turistë, që është 44,7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë realizuar 6,13 milionë fjetje ose 38 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha Gjuroviq në mbledhjen e dytë të Komisionit Parlamentar për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor për sfidat në këtë sezon turistik, të mbajtur në Kollashin. Ai tha se kemi më shumë se 86 për qind të realizimit të trafikut turistik nga viti 2019 sa i përket numrit të turistëve dhe 87 për qind sa i përket numrit të fjetjeve. Sipas të dhënave paraprake të Bankës Qendrore, shteti ka fituar 238 milionë euro nga turizmi i huaj, që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 është 93 për qind e të ardhurave të atij viti. Gjuroviq njoftoi se ministria ka filluar aktivitetet për sezonini dimëror, me ç’rast janë dërguar shkresa tek të gjitha subjektet relevante, të cilat duhet të krijojnë parakushte që sezoni të jetë i suksesshëm. Kryetari i Komisionit, Genci Nimanbegu, tha se politikanët tanë shumë lehtë japin premtime për financime të mëdha në disa projekte, të cilët nuk dihet nëse do t’i kthejnë paratë, ndërsa investimet në turizëm me siguri se po. Ai ka thënë se është tronditur kur ka dëgjuar se kompania Solari ka 300 punëtorë vetëm nga Nikshiqi. Këto tha ai janë disa vendime politike me të cilat do të na duhet të përballemi në të ardhmen, sepse kur hynë në borxhe, ata duhet të kthehen. Ai theksoi se sfidë përbën edhe metodologjia me të cilën llogariten të ardhurat në turizëm.