Aktuale Më shumë

Gjuroviq: Rritja ekonomike këtë vit 7.7%. “Presim rritje edhe vitin tjetër”

Prej tvteuta17:00, 26 Nëntor 2022

Ky vit duhet të jetë vit rekord sa i përket bilanceve të kompanive malazeze, ka thënë ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, duke shtuar se Mali i Zi duhet të fokusohet në projekte zhvillimore sepse ka potencial të madh.

Në një intervistë për agjencinë Mina-business, ai tha se sipas të gjitha parashikimeve dhe parametrave, Mali i Zi këtë vit ka shënuar rritje ekonomike prej 7.7 për qind. Në vitin e ardhshëm, siç paralajmëroi ai, mund të pritet rritje e mëtejshme. “Nuk e di nëse do të jetë e kësaj shkalle, është e vështirë të parashikohet, por në çdo rast presim rritje ekonomike. Nëse situata gjeopolitike dhe botërore stabilizohet dhe tensionet në vendin tonë ulen, besoj se Mali i Zi ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe se mund të bëjmë edhe projekte zhvillimore”, tha Gjuroviq.

Ai kujtoi se Qeveria planifikon vazhdimin e seksionit të autostradës, po mendon edhe për autostradën Adriatiko-Joniane, kapacitetet e reja energjetike dhe shfrytëzimin e energjisë diellore. “Qeveria është e fokusuar në ato projekte zhvillimore, të cilat besoj se do të sjellin një vrull të ri ekonomik në periudhën e ardhshme”, pohoi Gjuroviq.

  • 1

    Radio