Aktuale Më shumë

Gjuroviq: Është koha për vendim. Ose qeveri evropiane ose të shkohet në zgjedhje

Prej tvteuta14:35, 20 Mars 2022

Në situatën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, rritjes së madhe të çmimeve të pothuajse të gjitha produkteve ushqimore dhe rëndësisë së sezonit të ardhshëm turistik, mbajtja e zgjedhjeve në këtë kohë do të ishte një zgjidhje katastrofale për ekonominë malazeze dhe qytetarët, tha nënkryetari i Aksionit të Bashkuar Reformist Goran Gjuroviq.

“Kjo është kohë për të marrë vendime të vështira por edhe të mençura. Çdo kalkulim për interesa partiake do të thotë neglizhencë e interesave shtetërore dhe të gjithë aktorët në skenën politike malazeze duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë. Aksioni i Bashkuar Reformist dhe i mandatuari për kryeministër Dritan Abazoviq, bënë gjithçka që mundën për të formuar një qeveri që do të vazhdojë rrugën evropiane të Malit të Zi,” tha Gjuroviq.

Ai shtoi se ekonomia  dhe qytetarët presin që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt, sepse jeta nuk mund të presë. “Nëse së shpejti nuk kemi një mbështetje të qartë për qeverinë evropiane, do të detyrohemi t’i kthejmë mandatin Presidentit të Malit të Zi dhe të shkojmë në zgjedhje të reja ku të gjithë ata që mbrojtën këtë skenar do të duhet të marrin përgjegjësi, si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë e vendit.”, përfundoi Gjuroviq.

  • 1

    Radio