Aktuale Më shumë

Gjuroviq cakton: Të premten për shkurtimin e mandatit të Kuvendit

Prej tvteuta16:55, 26 Shtator 2022

Kryetarja e Kuvendit Danijella Gjuroviq ka caktuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për të premten në orën 12:00, në të cilën do të votohet propozimi i Presidentit të Republikës Millo Gjukanoviq për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe për të shkuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Shumica e vjetër parlamentare ka njoftuar se do të votojë kundër propozimit të Gjukanoviq dhe do të insistojë që ai t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të Demos, Miodrag Lekiq. Për shkak të refuzimit të Gjukanoviq, mazhoranca e vjetër filloi procedurën për shkarkimin e tij, por për këtë duhet të vendosë Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht është e bllokuar.

Sa i përket seancës në të cilën do të diskutohet për propozimin e shkarkimit të Gjukanoviq, ajo mund të mbahet më 4 tetor, ndërsa ajo për shkarkimin e vetë kryetares Gjuroviq, ende nuk është caktuar.

  • 1

    Radio