Gjurgjiq: Lejet e objekteve të përkohëshme në plazhe duhet të zgjidhen nga Komuna
Prej tvteuta16:16, 25 Maj 2019
Koordinatorja për çështje inspektuese Nada Gjurgjiq, tha se afaristët e Ulqinit duhet t’i drejtohen Drejtorisë së inpsektimit për tu konsultuar në lidhje me zgjidhjen e problemeve që ato hasin, pasi do të marrin këshillat e duhura në mënyrë që të mos kenë probleme kur të fillojnë kontrollet intensive. Sa i përket problemit të objekteve të përkohëshme në plazhe, Gjurgjiq tha se afaristët për këtë duhet t’ drejtohen Komunës së Uqinit, pasi sekretariati përkatës është i obliguar ti pasjisë me lejet e duhura.