Sociale Më shumë

Gjurashkoviq: Situatë alarmante në sistemin shëndetësor

Prej tvteuta09:53, 14 Tetor 2017

Për dekada të tëra në Mal të Zi është bërë degradimi sistematik i profesionit më human në botë , atij të mjekut, thotë deputetja e Frontit Demokratik Liljana Gjurashkovi.Sipas të dhënave të Dhomës së Mjekësisë nga viti 2012 deri në 2017, Qendrën Spitalore e kanë lëshuar 40 mjekë specialistë, kryesisht për shkak të kushteve të vështira materiale.

Sistemit shëndetësor aktualisht i mungojnë rreth 700 specialistë të degëve të ndryshme dhe se Qendra Publike e Shëndetësisë nuk ka alergologë, psikologë për fëmijë dhe as okulistë . Gjurashkoviq akuzon Qeverinë dhe Ministrinë e shëndetësisë se nuk janë duke  zbatuar planet e parashikuara me për zhvillimin shëndetësor.  Sipas standardeve të Bashkimit Evropian  në 100 000 banorë  duhet të ketë 335 mjekë, kurse në Mal të ZI aktualisht për këtë numër janë vetëm 220 mjek.  Situata është alarmante dhe ka ardhur koha për të marrë masa urgjente në  përmirësimin e jetës dhe punës së mjekëve dhe sistemin mjekësor në përgjithësi, thotë Gjurashkoviq.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio