Sociale Më shumë

Gjurashkoviq: Sipas Qeverisë , nënat qenkan problemi më i madh në Mal të Zi

Prej tvteuta15:52, 5 Qershor 2017

Siç qëndrojnë gjërat, Qeveria beson se problemi më i madh financiar i Malit të Zi janë tarifat nënave me tre ose më shumë fëmijë dhe se kur ata të hiqen ekonomija do të lulzojë, ka deklaruar deputetje e Frontit Demokratik Ljiljana Gjurashkoviq. “Askujt nuk i bëjnë përshtypje për fabrikat e mbyllura, hotelet e rrënuar , tatimet e papaguar nga miqtë dhe sponsorët e pushtetit, vetëm nënat fajsohen për çdo gjë! Qeveria ka propozuar një projektligj të ri për mbrojtjen sociale me të cilin fshihen nenet në lidhje me nënat me tre ose më shumë fëmijë, por nuk përmendet e drejta e mëparshme .

Drafti ishte vënë në shqyrtim publik që do të zgjasë vetëm 5 ditë, edhe pse bëhet fjalë përë ligj të sistemit ku diskutimi zakonisht shkon prej 1 deri në 2 muaj. “, tha në mes tjerash Gjurashkoviq. Ajo akuzoi ministrin e punës dhe mirëqenies sociale, Kemal Purishiq për hipokrizi pasi më herët kishte thënë se shfrytëzueset e  kompensimit për nëna nuk do të dëmtohen, kurse sot ndaj tyre po përdoret dhunë juridike dhe ekonomike.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio