Gjurashkoviq: Nuk heqim dorë nga qëllimi ynë
Prej tvteuta15:28, 4 Korrik 2017
Deputetja e Frontit Demokratik Liljana Gjurashkoviq për të gjashtën ditë ndodhet në ambientet e Kuvendet të Malit të Zi me qëllim të parandalimit të arrestimit eventual të kolegut Nebojsha Medojeviq.
Gjurashkoviq shprehu falenderimet e saja për të gjithë ata që e mbështesin luftën e tyre kundër persekutimit politik të cilën sipas saj po e bën prokurori special duke siguruar se do të qëndrojnë në Kuvend deri në zgjidhjen e situatës . Ajo gjithashtu falenderoi edhe personat që kanë kontribuar në ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit, çka sipas saj është gjëja më e rëndësishme.