Sociale Më shumë

Gjurashkoviq: Gratë tona janë të forta dhe luftarake

Prej tvteuta10:20, 8 Mars 2017

 Deputetja e Frontit Demokratik dr.Liljana Gjurashkoviq,  në një intervistë për televizionin Teuta paraqiti qëndrimin  se si gratë në fakt nuk merren seriozisht sa duhet duke pasur parasysh  kontributin e tyre për shoqërinë.

“Të gjitha gratë në politikë janë të forta dhe luftarake, dhe nuk duhet të lejojmë që paragjykimet të përcaktojnë se si gratë do të punësohen apo në çfarë mase do të  përfaqësohen në skenën publike,” tha Gjurashkoviq. Ajo i bëri thirrje të gjithë shoqërisë se duhet të ndryshojë qëndrim, për shkak se femra është ajo që bartë në shpinë barrën e familjes dhe rritjen e fëmijëve, kurse në anën tjetër shpesh diskriminohet për shkak të mënyrës së  jetesës.

“Shumë punëdhënës kërkojnë nga gratë të jenë të pamartuara dhe jo shtatzënë, në mënyrë që të mos vijnë në pozitë të mungojnë nga puna”, përfundoi Gjurashkoviq.

  • 1

    Radio