Sociale Më shumë

Gjukanoviq vizitoi Qendrën Spitalore në Podgoricë

Prej tvteuta16:24, 27 Mars 2020

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, ka vizituar sot Qendrën Spitalore në Podgoricë, ku u prit nga anëtarët e Shtabit shëndetësor për menaxhimin e krizës, të cilët presidentin e njoftuan me aktivitetet e ndërmarra për të përballuar situatën aktuale. Gjukanoviq u shpreh u kënaqur me gatishmërinë e sistemit shëndetësor të treguar deri tani dhe se ai duhet të vazhdohet të mbahet në këtë nivel apo edhe të avancohet në periudhën e ardhëshme. Këto kohë duhet të merren si një rast i mirë për të treguar vendosmërinë e shtetit për të ndihmuar sistemin shëndetësor, në mënyrë që në të ardhmen të jetë në gjendje të përballet me sfida të ngjajshme, tha ndër të tjera Gjukanoviq.

  • 1

    Radio