Gjukanoviq takohet me përfaqësuesit e PDS: Zgjedhjet, opsioni më i mirë
Prej tvteuta16 September 2022

Presidenti Millo Gjukanoviq dje filloi konsultimet me përfaqësuesit e partive politike dhe koalicioneve të përfaqësuara në parlament për të mandatuarin e qeverisë së re. Shërbimi për Informim i Presidentit, njoftoi se konsultimet i filloi me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Socialistëve, Frontit Demokratik dhe Demokratëve, por këta dy të fundit nuk u paraqiten. Në takim me përfaqësuesit e PDS u arrit në konkludim se zgjedhjet e parakohëshme janë opsioni më i mirë për daljen nga kriza politike.