Aktuale Më shumë

Gjukanoviq sot vendos se çfarë do të bëhet me zgjedhjet lokale

Prej tvteuta09:21, 2 Gusht 2022

Nëse zgjedhjet lokale në 14 komuna të vendit do të mbahen në tetor siç ishte planifikuar apo na pret një datë e re, është ende e paqartë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se shtyrja e zgjedhjeve ishte antikushtetuese. Gjithçka do të jetë më e qartë sot, kur, siç është paralajmëruar për TVCG nga zyra e Presidentit të Malit të Zi, kreu i shtetit duhet të marrë vendimin përfundimtar.

Gazeta Zyrtare e Malit të Zi ka publikuar dje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin shfuqizohet Ligji për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale .

Gjyqtarët gjithashtu vlerësuan se kohëzgjatja e mandatit rregullohet me ligjet që rregullojnë sistemin zgjedhor dhe se miratimi i këtyre ligjeve kërkon dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.

  • 1

    Radio