Gjukanoviq shpërndan Kuvendin
Prej tvteuta18:49, 16 Mars 2023

Presidenti Millo Gjukanoviq, ka sjellë vendim të shpërndajë Kuvendin e Malit të Zi.
Shërbimi Informativ i Presidentit ka dorëzuar Dekretin për shpërndarjen e përbërjes së 27-të të Kuvendit të Malit të Zi, të cilin, siç thanë, Presidenti i Malit të Zi e miratoi sot në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi.
“Shpërndahet përbërja e 27-të e Kuvendit të Malit të Zi. Dekreti për shpërndarjen e përbërjes së 27-të të Kuvendit të Malit të Zi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij. Ky dekret do të botohet në Fletën Zyrtare të Malit të Zi.” – thuhet në dekret.
Gjukanoviqit është paraqitur mendimi ligjor se nëse deri më 16 mars nuk ka pushtet të ri ekzekutiv, plotësohen të gjitha kushtet ligjore për shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje.