Aktuale Më shumë

Gjukanoviq: Rusia dëshiron ta shkatërrojë BE-në

Prej tvteuta16:18, 14 Mars 2017

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndalë ndikimin “destruktiv” të Rusisë në Ballkan. Ai në një intervistë për agjencinë Associated Press( Asoshieted Pres) ka thënë se Moska “është përfshirë në një lloj lufte kundër Evropës” dhe po kërcënon “ekzistencën e Bashkimit Evropian”.

Gjukanoviq u largua nga posti i kryeministrit pas grusht-shtetit të dyshuar në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi. Prokurorët e kanë akuzuar Rusinë për organizimin e grusht-shtetit në ditën e zgjedhjeve, ku përfshihej edhe plani për të vrarë Gjukanoviqin. Rusia i ka hedhur poshtë kërko pretendime.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio