Aktuale Më shumë

Gjukanoviq: Qeveria do të shkarkohet në fillim të vitit të ardhshëm

Prej tvteuta09:23, 24 Dhjetor 2021

Presidenti malazez, Millo Gjukanoviq tha se asnjë i huaj nuk është përpjekur të diskutojë me të për tërheqjen nga politika dhe vlerësoi se qeveria aktuale duhet të shkarkohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjukanoviq vuri në dukje se Serbia fitoi njëfarë mbështetjeje për “Ballkanin e Hapur” përmes lobimit të fortë në Uashington dhe se disa adresa në Bruksel mezi prisnin ngadalësimin e reformave për mbylljen e Drejtorisë për Malin e Zi në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian.

Ai tha se sondazhet e opinionit publik tregojnë se mbështetja për qeverinë është në nivelin më të ulët historik. Duke sugjeruar se si mund të duket pushteti i ri ekzekutiv në Mal të Zi, Gjukanoviq thekson se koncepti i një qeverie të pakicës është i mirëpritur për PDS, dhe se kjo parti është e gatshme ta mbështesë atë.

  • 1

    Radio