Aktuale Më shumë

Gjukanoviq priti përfaqësuesit e OSBE/ODHIR. Temë e bisedës, zgjedhjet presidenciale

Prej tvteuta18:28, 26 Janar 2023

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, priti sot në takim anëtarët e misionit të OSBE/ODIHR-it, i cili po viziton Malin e Zi në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Gjukanoviq, siç njoftoi kabineti i tij, përshëndeti reagimin e shpejtë të ODIHR-it, pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, dhe shprehu pakënaqësinë që Mali i Zi i pret këto zgjedhje pa reformën e plotë të legjislacionit zgjedhor, në kushtet e një krize të thellë institucionale dhe politike , polarizimit social dhe ndërhyrjeve të forta nga palët e treta. Në njoftim thuhet se Gjukanoviq i ka njoftuar bashkëbiseduesit për ngjarjet pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe pasojat e ndryshimeve të cilat, edhe pse përfaqësojnë një nga arritjet demokratike, nuk i kanë sjellë të mira Malit të Zi dhe përcaktimit të tij strategjik.

Këshilltari për procesin zgjedhor në ODIHR, Goran Petrov, falënderoi Presidentin për mikëpritjen, duke theksuar se qëllimi i vizitës në Mal të Zi është vlerësimi i situatës dhe prezantimi i rekomandimeve se si dhe në çfarë formati kjo organizatë. do të zbatojë misionin e vet në zgjedhjet e ardhshme.

Gjukanoviq ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm, duke theksuar se procesi zgjedhor do të përballet me sfida të shumta , dhe se së bashku mund ta përmirësojnë situatën për të arritur kushtet që qytetarët të mund të shpreheshin lirshëm vullnetin e tyre.

  • 1

    Radio