Politikë Më shumë

Gjukanoviq: Për politikën tonë do të luftojmë edhe nga bankat opozitare

Prej tvteuta16:55, 3 Shtator 2020

Presidenti i Malit të Zi dhe kryrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, në një intervistë për Televizionin austriak ORF, tha se subjekti që ai drejton nuk polemizon me vullnetin e qytetarëve dhe se për politikën e vet për një shtet qytetar multietnik do të luftojnë edhe në bankat opozitare.  Lidhur me formimin q qeverisë së re, Gjukanoviq shtoi se mbetet për tu parë nëse tre koaliconet që kanë 41 deputet do të mund të formojnë qeverinë e cila do të bashkonte dallimet e tyre programore. “Ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë për politkën shtetërore të Malit të Zi, dhe duke e pasur të qartë rezultatin zgjedhor të vazhdojmë të jemi partia më e madhe opozitare në vend, dhe ashtu si deri tani të kujdesemi për interesat strategjike nacionale të vendit”, tha ndër të tjera Gjukanoviq.

  • 1

    Radio