Sociale Më shumë

Gjukanoviq paraqiti propozimin për shkarkimin e Konjeviqit

Prej tvteuta09:36, 2 Shkurt 2016

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ia paraqiti sot Kuvendit të Malit të Zi propozimin për shkarkimin e anëtarit të qeverisë dhe ministrit për punë të brendshme Rashko Konjeviq.

Propozimin Gjukanoviq e bazoi në nenin 105 të dispozitës 3 të Kushtetutës së Malit të Zi. Gjukanoviq theksoi se pasi që qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e Kuvendit të mbajtur me 27 janar e fitoi besimin, Konjeviq propozoi që ta paraqes  në Kuvend shkarkimin e tij. “Duke respektuar kërkesën e ministrit Konjeviq, i propozoj Kuvendit të Malit të Zi shkarkimin e tij nga ky funksion”, thekson Gjukanoviq në propozimin dërguar kryetarit të Parlamentit.

  • 1

    Radio