Gjukanoviq: Pa dialog nuk ka zgjidhje
Prej tvteuta16:53, 15 Shkurt 2020
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar për RT e MZ se takimi i kryeministrit Markoviq me kryepshkopin Amfillohije është inkurajues dhe tregon se pa bisedime nuk mund të arrihet deri tek një zgjidhje. Djukanoviq shprehu besimin se shkëmbimi i argumenteve dhe dialogu do të çojnë në uljen e tensioneve në vend dhe kthimin në normalitet me fokus në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit. Markoviq dhe Amfillohije u takuan dje në Podgoricë dhe u dakorduan që bisedimet të vazhdojnë në mes grupeve të ekspertëve juridik nga të dyja palët.