Aktuale Më shumë

Gjukanoviq-Osmani: Demarkacioni nuk do të prish raportet mes dy vendeve

Prej tvteuta17:42, 18 Maj 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e konsideroi si problem, çështjen e demarkacionit  në mes Malit të Zi dhe Kosovës. Në konferencën për media të dy presidentët e konsideruan demarkacionin si çështje që s’mund të prishë raportet mes dy vendeve, ndërsa sipas Osmanit, ekziston hapësirë për përmirësim dhe thellim të raporteve mes tyre.

Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë temë e shumëdiskutueshme në Kosovë për disa vite, pasi u konsiderua kusht për liberalizimin e vizave. Marrëveshja fillimisht ishte nënshkruar në vitin 2015, ndërsa nga opozita e asaj kohe u kundërshtua dhe u përcoll me protesta të shumta. Më 2018 u ratifikua, bashkë me një aneks-marrëveshje ndërmjet dy presidentëve. Marrëveshja shtesë përfshinte zotimin se të dyja vendet pas ratifikimit do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.

  • 1

    Radio