Gjukanoviq: Nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve
Prej tvteuta28 July 2017
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, deklaroi se Mali i Zi në tetor e ruajti të drejtën e vet për liri dhe pavarsi nga kërcënimet e jashtme, dhe tregoi edhe njëherë vendosmërinë drejt integrimeve euroatllantike. Ai shtoi se pushteti aktual nuk do të bjerë pre e kërcënimeve dhe shantazheve, dhe se nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve. Ai veprimet e opozitës i qaujti si opstruksione që kanë qëllim rrëzimin e shtetit, por që nuk do të kenë sukses, pasi Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e tjera e kanë treguar se funksioniojnë pa probleme.