Aktuale Më shumë

Gjukanoviq njofton dialog me Frontin dhe largim nga kreu i partisë

Prej tvteuta17:44, 17 Mars 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe presidenti aktual i vendit, Millo Gjukanoviq, tha se do të ketë dialog pajtimi me Frontin Demokratik, pavarësisht se cili mund të jetë mendimi i të tjerëve për këtë.

Ai këtë mundësi e përmendi edhe në  duelin e mbrëmshëm televiziv me kandidatin për president dhe njërin nga liderët e FD-së, Andrija Mandiq. Gjukanoviq tha se për dallim nga disa adresa ndërkombëtare, kjo aleancë politike dhe vetë Mandiq nuk janë partner të papranueshëm për të dhe se duhet të fillojnë bisedimet për pajtim. I pyetur se kur e ka paraparë të fillojë kjo bisedë dhe a mund të përfundojë me pjesëmarrje të përbashkët në qeveri,  ai tha kushtet që dialogu të fillojë janë krijuar shumë kohë më parë. FD kishte ftesë që në vitin 2013 por sipas tij e humbën atë mundësi.

”Kjo është ende larg partneritetit dhe bashkëpunimit, por nuk do të thotë se dialogu nuk duhet të zhvillohet. Dialogu është i rëndësishëm”, tha Gjukanoviq. Ai po ashtu njoftoi se PDS pas zgjedhjeve parlamentare do të ketë kryetar të ri. Gjukanoviq tha se largimi i tij ishte në tavolinë edhe para dy viteve, por atëherë u vlerësua se për shkak të reformave radikale në parti ishte e arsyeshme të qëndrojë në krye.

  • 1

    Radio