Gjukanoviq: Një tragjedi që prek të gjithë Malin e Zi
Prej tvteuta16:14, 13 Gusht 2022
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se ngjarja në Cetinë është një tragjedi e paprecedentë që ka prekur gjithë Malin e Zi.
Gjukanoviq shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme në Cetinë. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto momente të vështira.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.