Aktuale Më shumë

Gjukanoviq në Ulqin: Kemi arsye të gëzohemi më 2 prill

Prej tvteuta19:07, 27 Mars 2023

Kandidati për president dhe lider i PDS-së, Millo Gjukanoviq, mori pjesë në një iftar në Ulqin, ku foli për zgjedhjet e ardhshme presidenciale si dhe për situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi. “Bëmë shumë bashkë deri më 30 gusht 2020. Hodhëm themelet e një Mali të Zi qytetar dhe europian. Forcuam harmoninë multietnike, multifetare dhe multikulturore të Malit të Zi. Fatkeqësisht, tani të gjitha ato vlera po testohen përsëri. Do të ishte më mirë të mos ishin.

Do të ishte më mirë që në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendosim se cilat do të jenë taksat, kushtet për biznesin etj. Fatkeqësisht, falë një konfuzioni në të cilin jeton rajoni të cilit i përkasim, përsëri vendoset nëse do të shkojmë në rrugën drejt Evropës apo do të vazhdojmë të endemi nëpër djerrinat e Ballkanit.” tha Gjukanoviq. Ai vuri në dukje se është shumë mirë që është zgjedhur një vizion i qartë në periudhën paraprake – Mali i Zi në rrugën evropiane, Mali i Zi si pjesë e BE-së dhe NATO-s.

Ai tha se është e nevojshme që secili prej nesh ta bëjë pjesën e vet me përgjegjësi, ashtu siç e kemi bërë kur ka qenë e nevojshme, si në referendum, ashtu edhe në disa zgjedhje të mëparshme. “Nëse punojmë kështu, nuk ka arsye të shqetësohemi se cili do të jetë rezultati më 2 prill. Le të jemi në nivelin e përgjegjësisë që ishim dhe jam i sigurt se do të kemi arsye të gëzohemi të dielën në mbrëmje – përfundoi Gjukanoviq.

  • 1

    Radio