Politikë

Aktuale Më shumë

Gjukanoviq në Poloni

Prej tvteuta28 October 2022

Mali i Zi dhe Polonia, në bazë të marrëdhënieve miqësore dhe aleate, janë të vendosura të ndërtojnë lidhje edhe më të forta ndërshtetërore, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Ai është pritur dje me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore në Pallatin Belvedere, në Poloni, pas së cilës ka biseduar me presidentin polak Andzhej Duda. Gjukanoviq shkroi në Twitter se shkëmbimi i vizitave në nivelin më të lartë në më pak se një vit është një konfirmim i cilësisë së marrëdhënieve dhe besimit që Mali i Zi dhe Polonia po ndërtojnë, veçanërisht në kohët sfiduese. “Mbi bazat e marrëdhënieve miqësore dhe aleate, ne jemi të vendosur të ndërtojmë lidhje edhe më të forta ndërshtetërore”, tha Gjukanoviq.