Aktuale Më shumë

Gjukanoviq në Belgjikë. Takohet me mbretin Philipe

Prej tvteuta15:43, 22 Nëntor 2022

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ndodhet për vizitë dy ditore në Belgjikë.  Pas takimit me mbretin, Philippe, Gjukanoviq theksoi se biseda ishte e hapur, përmbajtësore dhe miqësore dhe se beson se me informacionet e dhëna nga ai, e kanë forcuar besimin e vetë mbretit dhe shtetit të Belgjikës, që të jetë një mbështetës i fuqishëm i perspektivës evropiane të Malin e Zi.

Siç tha Gjukanoviq, ai falënderoi mbretin për mbështetjen që Belgjika i jep jo vetëm Malit të Zi, por edhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në rrugën drejt adoptimit të vlerave evropiane dhe marrjes së statusit të anëtarëve të BE-së. Gjukanoviq tha se ata diskutuan mundësinë e konsolidimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe mundësinë e përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik. Presidenti theksoi përvojën pozitive me kompanitë belge që operojnë në Mal të Zi, si dhe u diskutua se cilat janë prioritetet e zhvillimit të ardhshëm të Malit të Zi dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

  • 1

    Radio