Politikë Më shumë

Gjukanoviq në Argjentinë. Takim me malazezët e atjeshëm

Prej tvteuta09:54, 10 Dhjetor 2018

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka udhëtuar për në Argjentinë ku është takuar me pasardhësit e familjeve malazez që kanë emigruar në Amerikën e jugut. Në takim me ta Gjukanoviq theksoi dëshirën që Mali i Zi të ketë marrëdhënie edhe më të mira me Argjentinën, kurse atyre u bëri thirrje që të investojnë në Mal të Zi, e cila është kthyer në destinacion të dëshirueshëm për investime. Gjukanoviq shprehu kënaqësi për ekzistencën e shkollave në gjuhën malazeze në këtë vend, çka mundëson ruajtjen e identitetit nga harresa.

 

 

  • 1

    Radio