Gjukanoviq: Me opozitën vetëm për sugjerimet e OSBE-së
Prej tvteuta5 October 2017
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, gjatë diskutimit në Këshillin Qendror të kësaj partie, ka lënë të kuptohet se dialog me opozitën do të ketë vetëm në lidhje me sugjerimet e OSBE-së, çka do të thotë se zgjedhjet e parakohëshme nuk janë opsion, shkruan Pobjeda. Dialog në lidhje me këto sugjerime ka ofruar edhe kryeministri Markoviq, por është refuzuar nga opozita. Shumica e sugjerimeve të OSBE-së janë çështje teknike të cilat nuk kërkojnë ndryshimin e ligjeve apo të Kushtetutës.