Gjukanoviq: Kush nuk del në zgjedhje është në pakt me tradhtarët
Prej tvteuta11 March 2017
Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve , Millo Gjukanoviq i ka ftuar qytetarët e Nikshiqit që në masë të dalin në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen të dielen dhe të tregojnë se nuk qendrojnë në anën e tradhtarëve të Malit të Zi. “Ata të cilët e sjellin vetën e tyre në situatë që të mos e kryejnë detyrimin e vetë qytetar, objektivisht janë në pakt me tradhëtinë dhe politikën të cilën e personifikojnë njerëzit udhëheqës të opozitës – Frontit Demokratik dhe të ashtuquajturës opozitë qytetare”, ka theksuar Gjukanoviq në konventën përfundimtare parazgjedhore në Nikshiq. Gjukanoviq gjithashtu ka deklaruar se zgjedhjet me 12 mars në Nikshiq duhet të jenë edhe një fitore e bindëshme e PDS-së, e vertetuar në zgjedhjet e 16 tetorit të vitit të kaluar në të cilat, siç ka theksuar ai , rruga e Malit të Zi drejtë Evropës edhe njëher ka marrë legjtimitetin e vet të pakontestueshëm.