Slider

Slider Më shumë

Gjukanoviq kërkoi mendimin e Komisionit të Venedikut për Ligjin për Presidentin

Prej tvteuta10 November 2022

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka kërkuar nga Komisioni i Venedikut (KV) mendim urgjent për ndryshimet në Ligjin për Presidentin, të cilin e ka kthyer në Kuvend.  Këshilltari i Presidentit të Shtetit për Sistemin Kushtetues dhe Çështjet Juridike, Boris Bastijançiq, bëri të ditur se Gjukanoviq i është drejtuar sot kryetares së KV-së, Kler Malura. Ai tha se Gjukanoviq posaçërisht e problematizoi faktin se përkundër mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese, bartës të caktuar të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ po ndërmarrin hapa që, siç u tha, shkojnë përtej nivelit të kufizuar të kompetencave të tyre të përcaktuara me Kushtetutë. Siç tha ai, Gjukanoviq theksoi se pasojë e rivotimit të mundshëm të Ligjit të diskutueshëm për ndryshimin e Ligjit për Presidentin e Malit të Zi në parlament dhe hyrjen në fuqi të tij në një periudhë shumë të shkurtër kohore, mund të jetë shembja e rendit kushtetues të Malit të Zi dhe vlerave juridike universale. “Kreu i shtetit ka kërkuar që Komisioni i Venedikut të japë një mendim urgjent për këtë ligj, të cilin, siç dihet, e ka kthyer në Kuvend për  tu deklaruar deputetët përsëri”, tha Bastijançiq.