Aktuale Më shumë

Gjukanoviq: Kam vepruar sipas Kushtetutës. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 23 tetor

Prej tvteuta14:42, 22 Shtator 2022

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se vendimi i tij për të mos pranuar kandidaturën e Miodrag Lekiq si mandatar, është në përputhje me Kushtetutën.  Ai po ashtu tha se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është pengesë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 23 tetor dhe se tani gjithçka është në dorë të Kuvendit. Presidenti shtoi se më 30 shtator kur propozoi seancën do të shihet nëse ka një mazhorancë që kujdeset me përgjegjësi për interesat kombëtare.

“Sot kemi një sistem seriozisht të shkatërruar në Mal të Zi – si financat publike, ekonominë, sundimin e ligjit, institucionet, dhe reputacionin ndërkombëtar të përkeqësuar, gjë që nuk është në interesin tonë. Duhet të kemi njëqeverisje të përgjegjshme , që është përgjegjësi e institucioneve, e mbi të gjitha e Qeverisë, tha Gjukanoviq. I pyetur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe situatën në Gjykatën Kushtetuese, presidenti tha se këto dy gjëra nuk janë të kushtëzuara reciprokisht.  Kushtetuta, tha ai, mandaton që ne të kemi zgjedhje një herë në katër vjet, kështu që zgjedhjet duhet të organizohen dhe ato të mbahen më 23 tetor dhe do të mbahen atëherë, tha ndër të tjera presidenti.

  • 1

    Radio