Aktuale Më shumë

Gjukanoviq e kthen në rishqyrtim Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale

Prej tvteuta19:07, 14 Shkurt 2022

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. 

“Në seancën e tretë të jashtëzakonshme në vitin 2022, më 4 shkurt 2022, është miratuar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Beranës dhe Kuvendin Komunal të Ulqinit e kam marrë më 26 janar 2022 dhe ka hyrë në fuqi ditën e miratimit”, ka thënë Gjukanoviq në sqarimin e këtij vendimi.

“Në bazë të asaj që u tha më lartë, e konsideroj të arsyeshme që Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale ta kthej në Kuvend për vendim të ri”, ka përfunduar Gjukanoviq.

  • 1

    Radio