Politikë Më shumë

Gjukanoviq dorëzon listën pa SNP

Prej tvteuta11:38, 7 Maj 2016

Kryeministri Millo Gjukanoviq i dërgoi mbrëmë, parlamenti të Malit të Zi propozimimin për shkarkimin e dy dhe për emërimin e katër anëtarëve të ri të Qeverisë. Në përbërjen e qeverisë së besimit zgjedhor, sipas propozimit të Kryeministrit gjendet lista e kandidatëve të SDP, DEMOS dhe URA, por jo edhe ajo e SNP-së. Me këtë ka mbetur i zbrazur posti i ministrit të bujqësisë që sipas marrëveshjes, gjithashtu i takon opozitës. Gjukanoviq propozoi që nënkryetari i qeverisë të jetë pro.dr Millenko Popoviq, Ministër i Punëve të Brendshme Goran Danilloviq, Ministër i Financave Rashko Konjeviq dhe Boris Mariq Ministër i Punës Mirëqenies Sociale.Në përputhje me nenin 176 të rregullores së Punës së Kuvendit të Malit të Zi për shkarkim propozoi Dr.Radoje Zhugiq nga posti i Ministrit të Financave dhe Zorica Kovaçeviq nga Ministria e Punës dhe Mirqënjes Sociale.Nënshkrimin e marrëveshjes SNP e ka kushtëzuar me dy poste ministrore, nga kjo parti për Ministër të Finacave kishin kandiduar Veselin Bakiq dhe për Ministër të Bujqësisë Radivoje Rashoviq.

  • 1

    Radio