Gjukanoviq dhe Markoviq njëzëri për kryesi të partisë
Prej tvteuta09:58, 31 Tetor 2019

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Qendror të Partisë Demokratike të Socialistëve, udhëheqësit aktual Millo Gjukanoviq dhe Dushko Markoviq janë propozuar njëzëri për të vazhduar në postet e tyre të kryetarit dhe zv.kryetarit në kongresin e partisë që do të mbahet më 30 nëntor. Në mbledhje po ashtu u konfirmuan edhe 206 propozimet për vendet në Këshillin e ri Qëndror, ku 50% e tyre do të jenë emra të rinj.