Gjukanoviq dhe Krivokapiq të vaksinohen

Prej tvteuta18:55, 1 Gusht 2021

Aleanca e Qytetarëve Civis i ka bër; thirrje Presidentit Millo Gjukanoviq dhe Kryeministrit Zdravko Krivokapiq që të vaksinohen, si dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i përmbahen masave të autoriteteve shëndetësore në mënyrë që të parandalojnë përshkallëzimin e epidemisë së koronavirusit.

“Rritja e numrit të të infektuarve, fluksi i madh i turistëve dhe karakteristikat e llojit të ri të virusit, i cili transmetohet më shpejt, janë arsye për kujdes të madh, prandaj u bëjmë thirrje autoriteteve që urgjentisht dhe pa përzgjedhje të kryejnë kontrolle në të gjithë Malin e Zi”, thanë ata nga Civis.

Ata vlerësuan se Mali i Zi tashmë ka humbur shumë jetë sepse shumë qytetarë nuk e kanë kuptuar seriozitetin e epidemisë.

Në Civis, besojnë se është e nevojshme të sanksionohen ata që përhapin informacione të rreme përmes rrjeteve sociale dhe apelojnë kundër vaksinimit dhe masave të tjera.

Nga ajo aleancë, u bëjnë thirrje figurave publike që të kontribuojnë me shembullin e tyre në rritjen e numrit të të vaksinuarve.

“Politikanët gjithashtu kanë një përgjegjësi të veçantë, kështu që nuk është e qartë pse Presidenti malazez Millo Gjukanoviq dhe Kryeministri Zdravko Krivokapiq nuk i kanë marrë vaksinat deri më tani,” deklaron Civis.

Ata thanë se të dy politikanët shpesh udhëtojnë jashtë vendit dhe kanë kontakte të shumta si dhe marrin pjesë në tubime të ndryshme, kështu që  është koha për t’u treguar qytetarëve me shembullin e tyre se sa i rëndësishëm është vaksinimi.

  • 1

    Radio