Politikë Më shumë

Gjukanoviq dhe Beçiq kandidatë për president?

Prej tvteuta10:02, 5 Shkurt 2018

Rezultati i zgjedhjeve lokale në Ulqin dhe Berane është cilësuar si matësi i cili do të bëjë të njohur edhe kandidatët potencial të pozitës dhe opozitës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Rezultati i pakënaqshëm i Partisë Demokratike të Socialistëve duket se do të kushtëzojë kandidimin e  kryetarit të saj Millo Gjukanoviq, i cili gëzon përkrahje më të madhe se emrat e tjerë të partisë.

Sa i përket opozitës , gjërat janë më të komplikuara, megjithëse rezultati i mirë i Demokratëve në Berane, ku për herë të parë kanë siguruar 4 mandate, mund të tjetë tregues për një kandidaturë të mundshme të Aleksa Beçiq. Në rast përballjeje në mes këtyre dy kandidatëve, analistët presin një garë të ngushtë , ku Gjukanoviq ka një përparësi fillestare e cila në raundin e dytë eventual mund edhe të anullohet. Pengesë për Beçiq mund të jetë refuzimi i një pjese të opozitës , si Fronti Demokratik, që ti japë përkrahje të menjëherëshme. Sidoqoftë, kandidatët potencial pritet të bëhen të njohur së shpejti, pasi zgjedhjet presidenciale janë caktuar me 15 prill.

  • 1

    Radio