Gjukanoviq dëshiron emra të rinj në listat zgjedhore?
Prej tvteuta10:21, 27 Maj 2017
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, në mbledhjen e Këshillit Qendror të mbajtur me 17 maj, ka potencuar nevojën e rifreskimit të listave zgjedhore të partisë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në fund të këtij vitit pritet të mbahen zgjedhjet lokale në Ulqin, Mojkovac, Petnjicë dhe Cetinë, kurse vitin tjetër edhe në 10 komuna të tjera, në mes të cilave edhe Podgorica.
Gjukanoviq ka sugjeruar se edhe deri në 80% e këtyre listave duhet të përbëhen nga njerëz të rinj, çka nënkupton se në mjaft këshilla komunle do të ketë ndryshime kadrovike.