Politikë Më shumë

Gjukanoviq akuzon Serbinë dhe Rusinë për sulm ndaj pavarësisë së vendit

Prej tvteuta10:35, 29 Shkurt 2020

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq,ka akuzuar Serbinë dhe Rusinë për shfrytëzim të Kishës ortodokse serbe për të minuar qeverinë pro perëndimore të vendit të tij derisa e njëjta kërkon anëtarësimin në BE.Gjukanoviq tha se tubimet kundër ligjit për liritë fetare të cilat drejtohen nga klerikë ortodoksë serbë kanë për qëllim të cënojnë pavarësinë e Malit të Zi. Këtë javë në Podgoricë, protestave iu bashkua edhe kryepshkopi Onufri, kreu i Kishës ortodokse ukrainase, besnik i patriarkanës së Moskës. Gjukanoviq po ashtu akuzoi Beogradin për ringjalljen e konceptit nacionalist për Serbi të Madhe që kontribuoi në luftërat ballkanike të viteve të ’90-ta dhe çoi në shkatërrimin e ish-Jugosllavisë.

  • 1

    Radio