Sociale Më shumë

Gjuetia ilegale problem rajonal dhe evropian

Prej tvteuta18 March 2017

Në pallatin Venecia për 4 ditë u mbajt një seminar në lidhje e problemin e gjuetisë së paligjshme të zogjëve, problematikë që më së shumti godet vendet në zhvillim të cilat nuk kanë kornizën e duhur ligjore në këtë drejtim, si dhe shquhen nga korrupsioni i lartë. Në seminar morën pjesë përfaqsues të organizatave joqeveritare nga vendet e rajonit , por edhe më larg, të cilët diskutuan për mënyrat e reduktimit dhe eliminimit të këtij fenomeni. Andrea Rutiliano nga Itlaia, tha për televizioni Teuta se gjuetia e paligshme është një problem i përhapur edhe në vendet europiane, dhe se Kriporja e Ulqinit është njëri nga vendet kryesore që duhen mbrojtur, duke pasur parasysh rëndësinë e saj në rrugën shtegtuese të zogjve. Ai gjithashtu shprehu mendmin se ndalimi total i gjuetisë është i mirëpritur, pasi numri i zogjëve në botë po bie dita-ditës, dhe çdo hap në mbrojtjen e tyre mund të jetë vendimtar.